Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

  • 21 June 2018 - 15:27
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Të mërkjurëm, në pikën kufitare, në Kullë, është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte në kërkim policor. I dyshuari po kërkohej nga stacioni policor Qendra në Prishtinë, për disa raste të vjedhjeve.

Policia njofton se, G. LL,  mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, cili nga hetuesit e stacionit Qendra është identifikuar që nga viti 2017, dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve , që janë raportuar në polici,  (kryesisht janë vjedhje të kuletave).

Personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë,  ndërkohë që hetuesit policor të të gjitha stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë duke kryer veprimet e nevojshme policore për kompletimin e lëndëve, të cilat pastaj do të procedohen në institucionet përkatëse.


(Kosova Sot)