Grainca:Mungon vullneti politik

  • 21 June 2018 - 15:51
Grainca:Mungon vullneti politik

"Ne me të ndjerin, Sokol Olldashi, kemi pasur një takim dhe i ndjeri kishte vullnet për ta shtyrë këtë çështje para, por dihet se si përfundoi ai njeri. Më pastaj në Republikën e Shqipërisë unë nuk kam parë një njeri të interesuar për ta shtyrë këtë çështje para. Thënë troç, në Shqipëri unë nuk kam rastisur, se nga ata që sot janë në pushtet kanë vullnet për ta bërë këtë lidhje hekurudhore në mes të Shqipërisë dhe Kosovës", tha Blerim Grainca për "Kosova Sot"

 Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Grainca , për gazetën "Kosova Sot" tha se hekurudhat dhe linjat e transportit kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të të gjitha vendeve, përfshirë këtu Kosovën e Shqipërinë."Më kujtohet në mandatin e kaluar, ne kemi pasur disa herë takime me drejtues të Ministrisë së Transportit të Shqipërisë dhe me Komisionin Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, që e mbulon këtë çështje dhe disa herë e kemi ngritur në diskutim çështjen se Kosova përveç autostradës "Ibrahim Rugova" duhet të ketë mundësi të lidhjes me Shqipërinë edhe përmes hekurudhës, sepse kjo do ta ulte koston e transportit, por edhe do të ishte hapje se një dritare të madhe për transport mallrash edhe për tërë rajonin për në Portin e Durrësit e gjetiu", u shpreh ai."Benefitet do të ishin reciproke, por nuk është bërë asgjë në këtë drejtim dhe të gjitha kanë ngelur vetëm në nivel fjalësh dhe fatkeqësisht jo vetëm nga pala e Shqipërisë, por as edhe nga pala e Kosovës në këtë drejtim nuk është bërë asgjë. Sepse paraprakisht duhet të bëhet një studim i fizibilitetit për të parë koston e saj, por edhe koston e kthimit të mjeteve për investim, që është rentabile", vijoi më tej Grainca. "Për aq sa ka faj pala e Shqipërisë, po aq fajtore është edhe pala kosovare, pa dallim. Por, përderisa në anën kosovare ka vullnet e gatishmëri, mirëpo ka pasur mungesë të mjeteve, në anën shqiptare nuk kemi parë një interesim për këtë çështje, unë nuk i di arsyet pse po ndodh kjo, por nuk kemi parë një interesim të palës së Shqipërisë",potencoi ai. Sipas tij, pjesa e palës shqiptare, ku duhet të ndërtohet hekurudha, duhet të fillojë që nga Miloti e deri në Prizren, në një gjatësi 100 km, ndërsa pala kosovare duhet që të ndërtojë 30 km hekurudhë. 

(Kosova Sot)