Pushtimi nga djalli është real

  • 21 June 2018 - 20:50
Pushtimi nga djalli është real

Personat e pushtuar nga djajtë flasin edhe kinezisht, spanjisht, frëngjisht

Ai ka dëgjuar zërat duke folur në greqishten antike, në latinisht. Dr. Richard Gallagher thotë se personat e pushtuar nga djajtë, flasin edhe në kinezisht, spanjisht, frëngjisht, meqë djajtë janë tepër të mençur dhe manipulues. Këta zëra, në këto gjuhë të huaja, dalin nga goja e njerëzve, por në fakt nuk janë zërat e tyre. Ata janë zërat e djajve. Ata janë realë. Pushtimi nga djajtë ekziston me të vërtetë, thotë doktori, i cili insiston se këtë e ka parë me sytë e vet.

Ato janë krijesa tepër të mençura

'Bëhet fjalë për engjëj që janë përzënë nga qielli', thotë Dr. Gallagher. "Këtë e besoj me të vërtetë. Ato janë krijesa tepër të mençura, shumë më të mençura sesa njerëzit. Ato janë duke jetuar tash e mijëra vjet, prandaj i dinë të gjitha gjuhët", thotë ky psikiatër. Ky psikiatër me përvojë vlerëson se, deri më tani, me gjasë ka trajtuar rreth 25,000 pacientë. Por, asnjëri prej tyre nuk ishte i pushtuar nga djajtë. Rastet e tilla, thotë ai, ia referojnë ekzorcistët. Ai nuk di të tregojë sesi filloi kjo praktikë, rreth 25 vjet më parë. "Nuk është se isha paraqitur vullnetarisht ta bëja një punë të tillë. Thjesht, mu kërkua që ta bëja atë. Ndoshta të tjerët mendonin se unë isha mendjehapur, nuk e di. Ndoshta njerëzit e dinin se unë isha besimtar katolik, transmeton "Kosova Sot Online".

Shpirtrat e ligë pushtojnë njerëzit

Ka dallim midis rasteve të pushtimit dhe atyre të presionit nga djajtë. Në rastin e dytë, personi nuk është i pushtuar nga djalli, por i keqtrajtuar nga ai. "Rasti i parë i presionit nga djalli, që erdhi te unë, ishte një grua hispanike, një besimtare e devotshme, ku njerëzit e tillë shpesh sulmohen nga djajtë. Asaj i paraqiteshin mavijosje në tërë trupin. Mu desh që t'ia bëja të gjitha analizat mjekësore, e vlerësova edhe në aspektin psikiatrik. Ajo ishte një person i devotshëm dhe bamirës. Për këtë shkak, u binda se ajo me të vërtetë kishte punë me djaj", thotë psikiatri. Ai përmend edhe një rast tjetër, të një femre e cila, derisa ishte e re, ia kishte premtuar shpirtin e saj djallit, duke bërë shaka, por më pas kjo shaka i kishte dalë me bisht, meqë me të vërtetë ishte pushtuar nga djalli. Doktori thotë se shpirtrat e ligj pushtojnë njerëzit meqë me të vërtetë i urrejnë ata, sikur që e urrejnë edhe Zotin. 

 

(Kosova Sot)