Sopi:Serbia kurrë nuk ka kërkuar falje me gjithë ato masakra që janë bërë

  • 21 June 2018 - 21:02
Sopi:Serbia kurrë nuk ka kërkuar falje me gjithë ato masakra që janë bërë

Qytetari Rexhep Sopi thotë se çështja e marrëdhënieve me Serbinë është shumë serioze dhe nuk duhet të niset ky proces pa konsensus të gjerë politik dhe platformë të qartë nacionale të miratuar në Kuvend, si dhe duke e autorizuar eventualisht edhe presidentit për të kryesuar ekipin shtetëror në këto bisedime."Kur është çështja e marrëdhënieve me Serbinë duhet me qenë shumë të kujdesshëm, duhet me qenë të përgatitur dhe duhet ta mbrojmë e kërkojmë atë që na takon. Duhet të ceken edhe të gjitha ato që Serbia kurrë nuk ka kërkuar falje me gjithë ato masakra që janë bërë, shpërnguljen e mbi 1 milion qytetarëve, dhunimin e rreth 200 mijë viktimave, vrasje, masakrime, ku janë rreth 3000 viktima, bura, gra e fëmijë që janë masakruar dhe për këtë veprim Serbia gjithmonë deklarohet si veprim i saj që ka qenë i arsyeshëm dhe nuk e ndien veten akoma që është agresor dhe fajtor. Prandaj, me rastin e fillimit të këtyre bisedimeve duhet të kihen parasysh e të ceken të gjitha këto", u shpreh ai."E kur është çështja e territorit aty nuk ka se çka të bisedohet rreth asaj çështje, as veriore e as jugore. Kosova i ka kufijtë e vet dhe duhet të mbrohen sikur që janë mbrojtur gjithmonë", vlerësoi Sopi. Sipas tij, këtu nuk po luftohet për shtet, për forcimin e shtetit, por luftohet vetëm si të vihet në pushtet.

 

(Kosova Sot)