Beqiri:Pa bashkim ekonomik nuk ka bashkim kombëtar

  • 21 June 2018 - 21:20
Beqiri:Pa bashkim ekonomik nuk ka bashkim kombëtar
"Nuk po mjaftojnë mbledhjet e përbashkëta vetëm për sy e faqe, duhet veprime konkrete dhe kjo do të duhej urgjentisht të ngrihet kjo çështje, sepse pa bashkim ekonomik nuk ka bashkim kombëtar, ka ardhur koha e punës, jo e fushatave zgjedhore", tha Lulzim Beqiri për "Kosova Sot"

 Analisti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, për gazetën "Kosova Sot" thotë se bashkimi ekonomik i shqiptarëve është obligim për politikëbërësit e të gjitha trojeve ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët. "Pse Qeveria e Shqipërisë po e anashkalon Kosovën në ndërtimin e rrjetit hekurudhor, nuk mund të kuptoj përderisa Republika e Shqipërisë ka në plan ndërtimin e rrjetit hekurudhor me Malin e Zi, me Greqinë si dhe me Maqedoninë, por jo edhe me Kosovën, nuk do të duhej të ndodhte", theksoi ai.

(Kosova Sot)