Të reshurat pamundësojnë qarkullimin edhe në Drenas

  • 21 June 2018 - 21:46
Të reshurat pamundësojnë qarkullimin edhe në Drenas

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të kësaj të enjte edhe një pjesë e Komunës së Drenasit është vërshuar nga uji.

Kësaj radhe është shqetësimi i  banorëve të  Tërdecit, të cilët kanë publikuar fotografi të rrugës së këtij fshati duke qenë vështirë e shfrytëzueshme për shkak të vërshimeve nga të reshurat.

Sipas llogarisë së facebook ku qytetarët e Drenasit shprehin shqetësimet e tyre, thuhet se ky problem prek qytetarët e asaj zone çdo herë kur bie shi.

Ata kanë fajësuar kompanitë kontraktuese që sipas tyre kryen punën pa mbikëqyerje adekuate nga organi kompetent zyrtar i komunës së Drenasit duke ndërtuar urë me dimensione të vogla të cilat nuk e përballojnë sasinë e ujit.

jendje aspak më e mirë nuk është parë edhe në zonën e fshatit Komoran, njofton Klan Kosova.
Edhe pse ka kohë që ka filluar rregullimi i rrugës kryesore në Komoran ende punimet nuk kanë përfunduar ndërsa vështirësitë në këtë zonë tregojnë pamjet pas të reshurave.

Image



(Kosova Sot)