EUROPOL: Terroristët që kthehen kërcënojnë sigurinë e Ballkanit

  • 22 June 2018 - 11:06
EUROPOL: Terroristët që kthehen kërcënojnë sigurinë e Ballkanit

Raporti i EUROPOL-it thekson kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë nga zonat e konfliktit në vendet e Ballkanit Perëndimor si një çështje shqetësuese.

Raporti i fundit i EUROPOL-it mbi kërcënimin terrorist në BE thotë se një nga kërcënimet kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor është kthimi i luftëtarëve të huaj terroristë, FTF.

“Hungaria pohon se rreth 1,000 individë nga vendet e Ballkanit iu bashkuan Shtetit Islamik midis vitit 2014 dhe 2016 dhe pret që një numër i konsiderueshëm i tyre të kthehen në vendet e tyre të mëparshme të origjinës, të lehtësuar nga grupet e krimit të organizuar të angazhuar në emigracionin e paligjshëm”, thuhet në raportin e publikuar të enjten.

Raporti theksoi se edhe pse nuk kishte shembuj konkretë, Bullgaria kishte raportuar shqetësime se po përdorej si rrugë tranzit nga FTF-të ose nga individë që kanë lidhje me të që kalojnë përmes Bullgarisë në rrugën e tyre për në dhe nga Siria, por që për shkak të ndalimeve të hyrjeve për Turqinë, ata ishin rikthyer në Bullgari.

Ai shtoi se edhe Rumania ishte përdorur gjithashtu si një zonë tranzit ose rrugë sekondare për FTF-të që udhëtonin për në dhe nga Iraku dhe Siria.

Në 2017, 68 viktima humbën jetën si pasojë e sulmeve terroriste në Bashkimin Evropian, vuri në dukje EUROPOL.

“Shifrat në këtë raport nuk janë thjesht statistika. Ne s’duhet të harrojmë kurrë se pas çdo shifre, ekziston një viktimë e pafajshme”, tha drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Bolle, në faqen e internetit të EUROPOL-it.

Raporti shtoi se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kishte raportuar akte terrorizmi xhihadist në territoret e tyre në vitin 2017.

Duke renditur arrestimet në vitin 2017 për shtetet anëtare të BE-së, sipas të dhënave, Bullgaria në vitin 2017 arrestoi 14 xhihadistë, dhe Rumania dy.

“Kosova raportoi një rënie në aktivitetet propagandistike xhihadiste dhe nuk pati raste të dukshme mbështetjeje financiare apo logjistike të grupeve terroriste. Vendi ndan shqetësimet e tij në lidhje me mundësinë e kthimit të FTF-ve nga zonat e konfliktit me vendet e BE-së dhe vendet joanëtare të BE-së”, tha ai.

Në 2017, shtoi ajo, autoritetet e Kosovës nisën 54 raste dyshimi për pjesëmarrje në aktivitetet terroriste në Irak dhe Siri.

“Këto përfshijnë raste në të cilat nuk ka pasur prova për përfshirjen e shtetasve të saj në luftimet në zonat e konfliktit. Arrestimet e bëra në Kosovë u bazuan kryesisht nën dyshimin për angazhim në aktivitetet propagandistike”, vuri në dukje ai.

Raporti theksoi se pjesëtarët e komuniteteve shqiptare, boshnjake dhe rome të Serbisë janë mbizotërues në grupet xhihadiste në Serbi.

Serbia raportoi gjithashtu aktivitete propaganduese në vitin 2017, si nëpërmjet kontakteve personale në grupe fetare joformale, nga disa vende fetare joformale, si edhe nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale.

“Këto aktivitete propagandistike synonin radikalizimin dhe rekrutimin e anëtarëve të rinj për organizatat terroriste”, tha ai dhe shtoi se gratë po qasen gjithnjë e më shumë, siç ishin anëtaret e komunitetit rom.

Raporti tha se Mali i Zi raportoi praninë e disa grupeve radikale në vend, përfshirë tekfiritë dhe xhihadistët.

Siç shpjegohet ai, Takfirisët interpretojnë në mënyrë të ngurtë postulatet themelore islamike dhe ndjekin rregulla strikte të Sheriatit. Ata shpërndajnë materiale të ndryshme propaganduese nëpërmjet internetit, por nuk konsiderohen si një kërcënim i mundshëm terrorist, shtoi ai.

Bosnja deri në dhjetor 2017 besonte se rreth 300 persona kishin udhëtuar në Irak dhe Siri, tha raporti.

“Më 31 dhjetor 2017 rreth 107 ishin ende në Siri, nga të cilët 61 burra dhe 46 gra. Besohet se deri në atë datë 41 FTFs ishin kthyer në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se 71 FTFs kishin humbur jetën,” tha raporti.

Ai shtoi se në vitin 2017 u regjistrua vetëm një përpjekje e dështuar e një individi që u përpoq të udhëtonte nga Bosnja në zonat e konfliktit.

Europol gjithashtu theksoi se në Bosnje “ka pak raportime që tregojnë se grupet ekstremiste të ndjeshme ndaj dhunës kanë një strukturë të organizuar dhe sistematike rrjeti”.

“Në të vërtetë, ka prova se brenda grupeve ekstremiste ka fraksione me besime të ndryshme fetare dhe ideologjike, duke krijuar mundësi për mosmarrëveshje dhe debate të brendshme”, përfundoi raporti. 

 

(Kosova Sot)