Burjani:Kjo klasë politike e degraduar dhe e kompromentuar

  • 22 June 2018 - 14:34
Burjani:Kjo klasë politike e degraduar dhe e kompromentuar

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, juristi Blerim Burjani, për "Kosova Sot" tha se kjo klasë politike e degraduar dhe e kompromentuar, zhvatëse dhe e korruptuar, ka bërë shumë dëme të mëdha, pasi nuk është marrë me përditshmërinë e problemeve të qytetarëve dhe me problemet jetike, siç janë ekonomia, mbrojtja adekuate shëndetësore dhe reformimi i skemave sociale dhe arsimi."Kosova ballafaqohet me problemet e një klase politike të papërgjegjshme, joadekuate dhe të kriminalizuar, ku veç saj politika kosovare ballafaqohet edhe me mos- dije, konflikte politike që nga vitet 90 dhe probleme me rendin dhe ligjin", u shpreh ai. Ndaj sipas Burjanit këto parti politike nuk kanë më vend në skenën politike, pasi janë ato të cilat u kanë shkaktuar qytetarëve anarkinë dhe degradimin e organeve të drejtësisë. "Liberalizimi ka rëndësi për jetën e përditshme, por problemet ekonomike dhe të gjitha gjërat tjera mbesin kështu si janë. Pra, kjo tema e liberalizimit shihet si ide e mirë me dalë jashtë vendi për punësim sezonal, qoftë për studentë dhe për familjarët që kanë jashtë vendit fëmijët e tyre", vijoi më tutje ai."Çështja më e dhimbshme është mosluftimi i korrupsionit, kështu që politika dhe qeveria duhet që ta luftojnë këtë dukuri ndaj të inkriminuarve në mënyrë që Parlamenti Evropian të insistojë që ky kusht të plotësohet", tha Burjani.

 

 

(Kosova Sot)