Ish-ylli i Milanit është President i shtetit që demantoi sot Serbinë për njohjën e Kosovës

  • 22 June 2018 - 15:01
Ish-ylli i Milanit është President i shtetit që demantoi sot Serbinë për njohjën e Kosovës

Liberia sot e ka rikonfirmuar njohjen për Kosovën, duke demantuar edhe një herë shtetin e Serbisë dhe politikën atje se ky shtet e ka tërhequr njohjen.

Përmes një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Liberi rikonfirmohet vendimi i 30 majit të vitit 2008 për njohjen e shtetit tonë.

“Kjo është komunikata zyrtare e Shtetit të Liberisë. E falënderoj Presidentin George Ëeah, shtetin dhe popullin Liberian. Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen”, ka shkruar shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.

E presidenti Ëeah është ish sulmuesi i AC Milanit, ylli i kësaj skuadre, George Ëeah.

Ëeah ka luajtur për disa skuadra evropiane para se të bëhet yll në Milan. Ai karrierën në Evropë e ka nisur në Monaco ku ka luajtur nga viti 1988 deri në vitin 1992. Më pas ishte transferuar në PSG ku luajti deri në vitin 1995 ku më pas u transferua në Milan.

 

(Koosva Sot)