Grapci:Këto subvencione shumë herë janë keqpërdorur

  • 22 June 2018 - 15:28
Grapci:Këto subvencione shumë herë janë keqpërdorur

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot" tha se nuk po bëhet vlerësimi i subvencioneve në fushën e bujqësisë, pasi nuk ka vullnet të pushtetit që të merret me këto vlerësime."Këto subvencione shumë herë janë keqpërdorur nga zyrtarë të lartë politikë dhe ata që e kanë pasur përgjegjësinë për shpërndarjen apo dhënien e këtyre subvencioneve, duke i ndalur ato subvencione për vete, familjarët partiakët dhe në shumë raste edhe duke investuar në ndërtime të objekteve të banimit dhe ndërtimeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me bujqësinë", u shpreh ai."Edhe ata bujq që sot i gëzojnë ato grante dhe subvencione nuk janë bujq të vërtetë dhe nevojtarë, por janë mbi 70 për qind familjarë të mafio-oligarkëve dhe politikanëve të inkriminuar që në kurriz të bujqve i pasurojnë familjarët, shokët e të afërmit e tyre", theksoi Grapci. Ndërkaq, sa u përket heshtjes së prokurorisë dhe pyetjes se përse nuk po merren me këto hetime, Grapci mendon se gjithë prokuroria ka ra në gjumë të thellë, ngase ata nuk dëshirojnë që të dëmtohen mafio-oligarkët që ditaditës po i shkatërrojnë tregun e Kosovës dhe bujqit e vërtetë. 

 

(Kosova Sot)