Gjendet kanabis në oborrin e parlamentit të Japonisë

  • 22 June 2018 - 15:48
Gjendet kanabis në oborrin e parlamentit të Japonisë

Bimë kanabisi janë gjetur duke u rritur në oborrin e parlamentit japonez në Tokio.

Japonia ka ligjin e rreptë kundër drogave dhe posedimit të tyre që mund të ketë dënim me burgim deri në pesë vjet.

Katër bimë kanabisi janë nxjerrë pasi janë zbuluar nga një vizitor. BBC raporton se ende nuk është e qartë se si kanë mbirë.

Një zyrtar i parlamentit ka thënë se farat e kanabisit ka mundur t’i sjell era ose ndonjë shpend.

Do të ketë edhe një vizitë e zyrtarëve kundër drogës për t’u siguruar se bimët nuk do të dalin më.

(Kosova Sot)