Vizitë te fëmijët emigrantë: Melania Trump kritikohet për mbishkrimin skandaloz në xhaketën e saj

  • 22 June 2018 - 16:12
Vizitë te fëmijët emigrantë: Melania Trump kritikohet për mbishkrimin skandaloz në xhaketën e saj

Zonja e parë e SHBA'së , Melania Trump ka bërë një vizitë të pa paralajmëruar në kufirin SHBA-Meksikë, një ditë pasi presidenti Donald Trump e tërhoqi politikën e imigracionit dhe ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund ndarjes së fëmijëve nga familjet.

Mirëpo , ajo që ka rënë në sy më herët atë ditë ishte mesazhi që po përcillte zonja e parë.

Ajo është fotografuar duke hipur në aeroplan në Texas , ku kishte veshur një pallto të firmës Zara në të cilën shkruhej: ‘’ Mua nuk më intereson. Po ty ? ‘’

Fotografi që i ka bërë fotot nuk ka mundur të fotografojë një pjesë të palltos , por duket që është e njëjta me atë që gjendët në dyqanet e Zara dhe kushton 39$.

‘’Është një pallto . Nuk ka mesazh të fshehur. Pas vizitës së rëndësishme , shpresoj që media nuk do të zgjedhë të fokusohet në veshjen e saj‘’.

 

Me vonë presidenti Donald Trump ka thënë se palltoja e gruas së tij po u bënte më shumë përshtypje mediave se sa fëmijët e traumatizuar.

Në një postim në Twitter ai ka thënë ‘’ I really don’t care , do u ?‘’ , shkruar në pallton e Melania u referohet mediave të rreme . Melania e ka kuptuar se sa të pandershme janë ato dhe më me të vërtetë nuk i intereson ‘’.

(Kosova Sot)