Fetahu: Premtimet e pushtetarëve shumë joserioze

  • 22 June 2018 - 17:16
Fetahu: Premtimet e pushtetarëve shumë joserioze

Analisti politik, Ilir Fetahu, tha për gazetën "Kosova Sot" se premtimet e pushtetarëve tanë duke caktuar data të liberalizimit të vizave janë premtime shumë joserioze, aq më tepër kur dihet se kriteret e BE-së thonë qartazi se duhet të plotësohen të gjitha kriteret shtesë.

"Prapa liberalizimit të vizave po fshihet diçka tjetër edhe me disponimin e shumicës së qytetarëve tanë për të dalë jashtë vendit, por ky liberalizim lidhet edhe me Gjykatën Speciale. Pra, kjo ka të bëjë më shumë me probleme politike sesa aspekte teknike nga BE-ja. Veç saj, ka edhe gjëra të tjera që duhet plotësuar, si ndjekja e zyrtarëve të lartë që janë me aktakuza dhe që janë në pozita të larta", potencoi ai. 

(Kosova Sot)