Shi i madh në Prishtinë, a do të bllokohet përsëri kryeqyteti nga vërshimet?

  • 22 June 2018 - 17:23
Shi i madh në Prishtinë, a do të bllokohet përsëri kryeqyteti nga vërshimet?

Moti ka befasur sërish. Shi i madh po bie edhe sot në Prishtinë, duke rrezikuar që të rikthehen vërshimet si ditën e djeshme.

Pasditën e ditës së djeshme pati vërshime të mëdha në Prishtinë, aq sa e mori uji edhe shkollën “Ismail Qemali”, në kryeqytet. Kaos i madh ishte krijuar edhe në komunikacion.

Diçka e ngjashme rrezikon të ndodh edhe sot për shkak të shiut të madh që po bie.

(Kosova Sot)