Jashari: Me këtë politikanë nuk ka liberalizim të vizave

  • 22 June 2018 - 19:03
Jashari: Me këtë politikanë nuk ka liberalizim të vizave

Qytetari Jashar Jashari nga Prishtina, për gazetën "Kosova Sot", tha se premtimet e politikanëve janë gënjeshtra, sepse ata nuk i kanë kryer detyrat e përcaktuara nga ana e BE-së.

"Pa i përfunduar detyrat e shtëpisë nga ana e pushtetarëve tanë nuk ka liberalizim të vizave dhe nuk ka Evropë", thotë ai."Sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash. Madje unë jam aq pesimist se liberalizim të vizave nuk do të ketë deri në vitin 2025. Sepse me këtë politikanë nuk ka liberalizim të vizave dhe nuk i dilet në krye. Premtimet e tyre për liberalizim vizash janë gënjeshtra e asgjë tjetër sepse në Kosovë nuk ka drejtësi dhe nuk funksionon fare ligji", theksoi Jashari

(Kosova Sot)