Kadriaj: Në shumë dikastere ekonomike që dyshohet për keqpërdorim të mjeteve për bujqësi

  • 22 June 2018 - 20:04
Kadriaj:  Në shumë dikastere ekonomike që dyshohet për keqpërdorim të mjeteve për bujqësi

Mustafë Kadriaj, për gazetën "Kosova Sot" tha se si në shumë dikastere ekonomike që dyshohet për keqpërdorime të mjeteve publike edhe subvencionet në bujqësi përveçqë po shpërlahen si mjete, njëherësh ato po janë të destinuara për militantët partiakë edhe nëse nuk i plotësojnë kushtet dhe nuk kontrollohen fare, ndërkohë që të përcjellin sesa ka ndikuar ajo përkrahje në rritjen e biznesit të caktuar dhe ndikimit në punësim.

"Qëllimi final i përkrahjes së bujqve është ulja e papunësisë dhe si rezultat i saj ngritja e mirëqenies tek qytetaret, si një mundësi parandaluese për largimin e qytetarëve nga Kosova", shpjegoi Kadriaj.

"Duke u bazuar në përkrahjet e deritanishme, për fat jo të mirë shumë pak kanë ndikuar në ndikimin pozitiv ekonomik dhe njëherësh nuk janë përkrahur bujqit që me të vërtetë kanë nevojë dhe të cilët kanë dëshmuar që i kultivojnë kulturat bujqësore", ka thënë ai. 

(Kosova Sot)