Thaçi, Shaqirit dhe Xhakes: Kosova ju do

  • 22 June 2018 - 23:06
Thaçi, Shaqirit dhe Xhakes: Kosova ju do

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas fitores dramatike të Zvicrës kundër Serbisë, ku golashënues ishin Xhaka dhe Shaqiri.

Përmes profilit të tij në Facebook, Thaçi ka uruar përfaqësuesen e Zvicrës për fitoren e merituar, derisa në fund të postimit është ai shprehur krenarë me Xhakën dhe Shaqrin.

Urime golashënuesve Xhaka, Shaqiri dhe tërë Zvicrës për fitoren e merituar.  Krenarë me ju. Kosova ju don”, ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot)