Shoferi i përgjumur në mëngjes, kamioni përplaset me mbikalimin (Video)

  • 23 June 2018 - 10:13
Shoferi i përgjumur në mëngjes, kamioni përplaset me mbikalimin (Video)

Pamjet e kamerave kanë kapur momentin jo fort të zakontë kur një kamion që po udhëtonte me shpejtësi është përplasur me një mbikalim në një autostradë australiane. Goditja dramatike ndodhi në një autostradë në Melburn, të premten, sipas kohës lokale.

Pamjet e çuditshme të regjistruara nga një automobilist tjetër, dhe të marra nga 9News, tregojnë rimorkion e kamionit të mbetur në mes të rrugës vertikalisht në drejtim të urës.

Një korsi e trafikut u bllokua pas aksidentit.

(Kosova Sot)