Sherr mes vëllezërve për një...pemë

  • 23 June 2018 - 10:19
Sherr mes vëllezërve për një...pemë

Gjatë ditës së djeshme një person ka denoncuar në polici vëllain pasi sipas tij i ka prerë pemët dhe e ka ofenduar.

Xh.S. 61 vjeç përveçse ka kanosur me fjalë vëllain më të vogël, 53-vjeçarin M.S. dhe më pas ka ndërmarrë edhe një veprim, duke i prerë pemët frutore.

61-vjeçari do të ndiqet penalisht për 3 vepra penale.

“Më datë 21.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Xh.S., vjeç 61, banues në fshatin Koxhas, pasi dyshohet se në këtë fshat, i ka prerë pemë frutore dhe ka kanosur me fjalë vëllain, shtetasin M.S., vjeç 53, banues në Koxhas. Nenet 206/2, 150 e 130/a të Kodit Penal”, sqaron policia.

(Kosova Sot)