Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet 47 vjeçari

  • 23 June 2018 - 10:20
Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet 47 vjeçari

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit” është vënë në prangat e policisë.

Në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë u vu Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.

Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(Kosova Sot)