Thaçi ngushëllon familjen e Gazmend Sinanit

  • 23 June 2018 - 11:05
Thaçi ngushëllon familjen e Gazmend Sinanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e Gazmend Sinanit, basketbollistit që sot ndërroi jetë.

"Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. 

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë", ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot)