Detaje të reja rreth aksidentit ku humbi jetën basketbollisti kosovar

  • 23 June 2018 - 11:07
Detaje të reja rreth aksidentit ku humbi jetën basketbollisti kosovar

Ngjarja e cila tronditi opinionin kosovar mëngjesin e sotëm, ishte aksidenti i rëndë rrugor i një grupi të basketbollistëve të kombëtares së Kosovës, me ç’rast njëri prej tyre, Gazmend Sinani, humbi jetën.

Bëhet e ditur se në veturën e aksidentuar, përpos Gazmend Sinanit i cili ndërroi jetë, ishin edhe basketbollistët Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala, të cilët pësuan lëndime trupore.

Nga informacionet që ka siguruar Insporti, basketbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët ishin në Gjakovë duke i përfunduar stërvitjet përgatitore për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, mbrëmë kanë dalë për të festuar ditëlindjen e Gazmend Sinanit dhe në kthim nga ndeja, në Gjakovë kanë pësuar aksident, i cili doli të jetë fatal pikërisht për Sinanin që sapo i kishte mbushur 27 vjet. 

(Kosova Sot)