MIFTARI: KRYEZIU NJIHET EDHE SI BASHKËPUNËTOR I SHËRBIMIT DHE REGJIMIT SERB

  • 23 June 2018 - 12:15
MIFTARI: KRYEZIU NJIHET EDHE SI BASHKËPUNËTOR I SHËRBIMIT DHE REGJIMIT SERB

 Sipas Naim Miftarit,një ish-pjesëtar i SHIK-ut dhe shërbimit inteligjent G2,që pretendon se e njeh mirë biznesmenin Kryeziu dhe tejkalimi i lejes së ndërtimit është shkelje ligjore dhe prerja e shiritit të qendrave tregtare nga Shpend Ahmeti,nëse i kanë tejkaluar përmasat e ndërtimit,po ashtu është vepër e kundërligjshme dhe komprometuese për kryetarin e komunës së Prishtinës,aq më tepër kur Kryeziu njihet edhe si bashkëpunëtor i shërbimit dhe regjimit serb.

"Oligarkun Arbër Kryeziu nuk e njohim,por babën e tij e njohim mirë në aspektin negativ dhe antikombëtar,qysh nga paralufta dhe gjatë luftës,e njohim si bashkëpunëtor dhe i besuar i pushtetit serb,por ishte edhe në listën tonë të zezë të G2 të UÇK-së gjatë luftës,por pas luftës ky,duke shfrytëzuar paratë, pasurinë,naftën,bleu njerëz të rëndësishëm të ish-UÇK-së,sidomos këta patriotët e 'Byrosë politike',në krye me Hashim Thaçin e kompaninë,dhe nuk është aspak befasi nëse e ka blerë sot edhe kryetarin e komunës së Prishtinës",u shpreh ai.

"Biznesi dhe korrupsioni me leje ndërtimi nuk është risi,sepse edhe në kohën e LDK-së kishte arritur majën,kulminacionin e korrupsionit,por si duket po vazhdon edhe sot nga pushteti aktual në Prishtinë dhe si duket nuk do t'ia lëshojë rrugën korrupsionit të mëparshëm as edhe pushteti lokal i tanishmi.Fatkeqësisht Kosova nuk ka prokurorë ose institucione të pavarura dhe të drejta,por janë edhe vetë këto institucione të korruptuara,se ndryshe dikush do të duhej hetuar se si sot oligarkët të janë të lidhur me pushtetin qendror dhe ishin dhe janë akoma të lidhur edhe me pushtetin serb,të njëjtit sot janë lidhur me pushtetin lokal,ku mafia e ndërtimeve po bën kërdi",tha Naim Miftari për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)