Mediat e Erdoganit si shërbime sekrete, përcjellin një përkrahës të Gulenit në SHBA

  • 23 June 2018 - 12:41
Mediat e Erdoganit si shërbime sekrete, përcjellin një përkrahës të Gulenit në SHBA

Një media shtetërore e Turqisë është duke përcjellë kundërshtarët e Erdoganit edhe në Amerikë. Madje, AAnadolu ka dhënë detaje për përkrahës të Fetullah Gulenit, se në cilin restaurant ka pirë kafe. Në këtë mënyrë, kjo media, po kryen edhe punë të shërbimit sekret turk.
I arratisuri i FETO-s Aydo?an Vatanda?, anëtar i FETO, e cila është përgjegjëse për tentimin e dështuar të grusht shtetit të 15 korrikut në Turqi, u filmua në shtetin federal New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Vatanda? fillimisht u vërejt në qytetin Cliftoun, të shtetit federal New Jersey, me saktë në lokalin Ant Bookstore&Cafe, ku takohen anëtarët e FETO-s. Më pas Vatanda? shkon në lagjen Hackensack, në lokalin Cafe 46, i cili menaxhohet po ashtu nga një anëtar i afërt me FETO-n.

Pasi drekoi në Cafe 46, Vatanda? kaloi në oborrin e restorantit, ndërsa gazetarët e AA-së iu afruan teksa ai ishte ulur duke biseduar me një preson të panjohur. Vatanda? mbeti i shokuar nga prania e gazetarëve.

Ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me faktin se është i arratisur i FETO-s, pas së cilës u ngrit, mori çantën dhe u largua nga lokali. Vatanda? nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të drejtuar nga gazetarët, ndërsa mund të shihet qartë se u përfshi nga një ndjenjë paniku.

Ant Bookstore&Cafe, lokali i parë ku u vërejt Vatanda?, është i njohur si një vend i cili shpesh vizitohet nga anëtarët e organizatës FETO.

Kjo është një librari ku shiten libra dhe botime të personave të afërt me FETO-n. Në ueb faqen e librarisë mund të shihen fotot e ?erif Ali Tekalan, njeriut i cili është vendosur në krye të FETO-s për rajonin e SHBA-së.

Në profilin e rrjeteve sociale të librarisë mund të shihen fotot e Enes Kanter, Hakan Sukur, Osman Ozsoy, Adem Yavuz Aslan, Abdullah Aymaz dhe figurave të tjera të njohura të lidhura me organizatën.

Vatanda? ka statusin e vizitorit të rregullt në librari, ndërsa në foto mund të shihet shpesh duke nënshkruar librat e tij, apo ndonjëherë edhe duke ligjëruar.

Fotoreporterët e AA-së kanë kapur edhe momentet e përcjelljes së Vatanda?-it nga libraria, shtrëngimin e duarve me pronarin e librarisë Huseyin Senturk.

Vatanda? në vitin 1995 përfundoi akademinë detare, dhe më pas filloi të shkruajë në revistën e FETO-s "Aksiyon". Vatanda? në vitin 2001 u diplomua në gjuhën dhe letërsinë angleze në Universitetin Fatih.

Në periudhën 1995-2001 ka punuar në revistën Aksiyon, dhe më pas në gazetën "Zaman", ku ka punuar si gazetar, redaktor dhe kolumnist. Nga viti 2006 Vatanda? jeton në New Jersey, kurse më vonë ka filluar të shkruajë për gazetën "Today's Zaman".

Me mbështetje të FETO-s kreu masterin në fushën e medias në "TheNewSchool" në Manhattan dhe më pas vazhdoi doktoraturën në Universitetin Alverin në Pensilvani. Ai është themelues dhe redaktor i faqes së internetit "Politurco.com".

Në portalin "Huffington Post" ka shkruar artikuj kundër Turqisë dhe me anëtarët e FETO-s vazhdon të përhapë përmbajtje kundër Turqisë në platforma të ndryshme të internetit.

Vatanda? është një nga anëtarët e ekipit që kanë themeluar profilin "Fuat Avni" në rrjetin social Twitter, i cili përdoret nga FETO për përhapje të propagandës dhe dhënien e informacioneve të inteligjencës.

(Kosova Sot)