Bajrami: Ajo që më habitë është pse nuk ka presion nga qytetarët, për rritjen e pagave të pushtetarëve

  • 23 June 2018 - 13:33
Bajrami: Ajo që më habitë është pse nuk ka presion nga qytetarët, për rritjen e pagave të pushtetarëve

Qytetarët janë shumë të pakënaqur me vendimin për rritjen e pagave të pushtetarëve.

Naim Bajrami, ish-kryetari i Sindikatës së Arsimit fillor e të mesëm në komunën e Podujevës për gazetën "Kosova Sot" tha se ky ka qenë vendimi më i turpshëm që e ka dëgjuar që e ka marrë ndonjë udhëheqës i pasluftës në Kosovë.

"Ajo që mua po më habitë është fakti se përse nuk po ka presion nga ana e qytetarëve, sepse në vendet e zhvilluara për një ngritje tillë të pagave njerëzit do të dilnin në rrugë kurse tek ne për çudi nuk ka protesta dhe manifestime të tilla kundër një vendimi të tillë aq më tepër kur ne e dimë se çfarë gjendje e mjerueshme mbretëron në Kosovë ku ka familje 6 anëtarësh që jetojnë me vetëm dy euro në ditë", u shpreh ai. "Ky ishte një vendim skandaloz që gjithsesi duhet që të tërhiqet nga Qeveria 'Haradinaj'. Por, edhe nëse vazhdohet me këtë presion që ka filluar në opinion vendimi do të tërhiqet, por në mënyrë të turpshme ose duhet paditur edhe në Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo është skandaloze, sepse gjykata nuk ka nxjerrë vendim, por vetëm ka dhënë një sugjerim", vijoi më tej Bajrami. 

(Kosova Sot)