Shpërthim në mes mijëra njerëzve, 83 të plagosur

  • 23 June 2018 - 15:42
Shpërthim në mes mijëra njerëzve, 83 të plagosur

Zyrtarët etiopianë thonë se shumë njerëz janë plagosur, disa prej tyre janë në gjendje kritike, pas një shpërthimi në një tubim për kryeministrin e ri Abiy Ahmed.

Abiy e përshkroi atë si një “përpjekje të pasuksesshme nga forcat që nuk duan ta shohin Etiopinë të bashkuar”.

Ai u largua menjëherë pas shpërthimit, që mendohej të ishte nga një granatë e hedhur mes mijëra njerëzve në sheshin Meskel të Addis Abebe, transmeton rtv21.tv.

Shefi i shtabit të tij Fitsum Arega tha se 83 persona ishin plagosur, gjashtë prej tyre në gjendje kritike. Abiy u bë kryeministër vetëm pasi paraardhësi i tij Hailemariam Desalegn papritur dha dorëheqjen në shkurt.


(Kosova Sot)