Pesë udhëtarë të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe autobusit në Prizren

  • 23 June 2018 - 16:08
Pesë udhëtarë të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe autobusit në Prizren

Një aksident i shkaktuar nga pakujdesia e ngasësit të një kamioni ka lënë të lënduar pesë persona.

Kamioni ka dal në shiritin në të cilin po lëvizte autobusi me udhëtarë, nga ku kanë mbetur të lënduar pesë prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren, dje rreth orës 10:20.

“I dyshuari mashkull shqiptar gjatë lëvizjes me automjetin e tij kamion dyshohet se nga pakujdesia kalon në shiritin tjetër nga i njëjti drejtim dhe si pasojë i këtij veprimi atë e ka goditur automjeti tjetër (autobusi) i cili ishte duke lëvizur në atë shirit dhe ka ardhur deri te lëndimi i 5 udhëtarëve te cilëve ju është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.


(Kosova Sot)