Burjani:Kështu si ia kanë mësyrë këta pushtetarë nuk ka ekonomi tregu

  • 23 June 2018 - 18:03
Burjani:Kështu si ia kanë mësyrë këta pushtetarë nuk ka ekonomi tregu
"Kështu si ia kanë mësyrë këta pushtetarë nuk ka ekonomi tregu, por sistem kinez të ndërmarrësisë, pra kemi një totalitarizëm hesapi", tha Blerim Burjani për 'Kosova Sot" 

 Juristi Blerim Burjani për "Kosova Sot" tha se është skandaloze veprimi i kësaj qeverie. "Ja çka ka votuar qytetari i vendit, pra ka votuar njerëz zhvatës, përfitues, përderisa të gjitha problemet mbeten kurse pagat kërkon që t'i rritë me çdo kusht, ky është absurdi më i madh i mundshëm i këtij njeriu me një kallaballëk analfabetësh në shërbim, kjo është pa pjekuria dhe në fund mungesa edhe morali përveç shumë gjerash tjera", vlerësoi ai. "As BE-ja, nuk mundi që t'i ndalë zhvatësit, ngase këta zhvatës kanë vetëm një ide dhe ajo është që të përfitojnë dhe këtu është fundi", potencoi Burjani.

(Kosova Sot)