Një rus ‘humb keqas ndeshjen’ me latinët (Video)
Një grup i tifozëve të shqetësuar të Amerikës së Jugut, shpëtuan një burrë rus që kërceu në mënyrë spontane në lumin Vollga. Fillimisht, ai u duk se po shpëtonte vet, por u desh ndërhyrja e turistëve për ta nxjerrë nga lumi, teksa falënderoi shpëtimtarët. Ngjarja vjen ndërkohë që në Rusi po zhvillohet kampionati botëror.
Tifozët ishin në një kafene në natyrë në brigjet e Vollgës, që kalon nëpër qytetin e Kazanit, kur panë një klient që pinte në një tryezë, i cili shpejt u zhvesh dhe u hodh në ujë.
(Kosova Sot)