Armët bërthamore të Kim Jong-unit ende rrezik i jashtëzakonshëm

  • 23 June 2018 - 19:51
Armët bërthamore të Kim Jong-unit ende rrezik i jashtëzakonshëm

Vetëm 10 ditë pas deklaratës së presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, se nga Pheniani nuk ka më rrezik, janë vazhduar sanksionet ndaj këtij vendi edhe për një vit.

Në dekretin e Trumpit theksohet se ekzistimi i  rrezikut për përhapjen e materialeve që mund të përdoren për armët bërthamore në Gadishullin Korean, si dhe veprimet dhe politika e qeverisë së Koresë Veriore edhe më tej paraqesin kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës.

Këto sanksione janë në fuqi që nga vitit 2008, ndërkaq pas takimit me liderin koreanoverior Kim Jong un, Trump kishte deklaruar se sanksionet ndaj këtij vendi do të hiqen kur Pheniani të realizojë përparim të dukshëm në eliminimin e armatimit bërthamor.

Nga ana tjetër në pajtim me marrëveshjen e Singaporit, SHBA’të dhe Koreja Jugore gjatë ditës së djeshme u dakorduan  për pezullimin e dy manovrave të përbashkëta të radhës


(Kosova Sot)