“Ik qërohu nga shtëpia”, babai mban të izoluar djalin dhe qëllon me tjegulla policinë(Video)

  • 23 June 2018 - 21:56
“Ik qërohu nga shtëpia”, babai mban të izoluar djalin dhe qëllon me tjegulla policinë(Video)

Një 43 vjeçar nga lagjia "30 Vjetori" e qytetit të Beratit mësohet se mbante peng djalin e tij 17 vjeçar, nën kërcënim duke mos lejuar të dalë, veprime të cilat pak momente më parë i kanë denoncuar komshinjtë.

Një 43 vjeçar nga lagjia "30 Vjetori" e qytetit të Beratit mësohet se ka mbajtur peng sot për disa orë djalin e tij 17 vjeçar me inicialet  A.D, 17, nën kërcënim, duke mos lejuar të dalë,. Të bërtiturat e 17 vjeçarit u dëgjuan nga fqinjët të cilët njoftuan policinë.

Miri Dura, 43 vjeç, mësohet se nuk e ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa. Fqinjët tregoj në se tre ditët e fundit burri kërcënonte me jete djalin e tij, duke e mbajtur të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Report TV shkruan se menjëherë uniforma blu, forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Ai dëgjohet tek thotë: Ik ore qërohu andej, largohu nga shtëpia."

Fëmija mësohet se ka qënë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë psikologjike, ndërkohe që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. 

Policia ka nxjerrë 43 vjeçarin nga banesa, i cili ishte i ngujuar aty me një sëpatë në dore dhe kërcënonte policinë që të mos ndërhynte.

 

(Kosova Sot)