Njihuni me pesëvjeçaren që s’kreh dot flokët

  • 24 June 2018 - 10:34
Njihuni me pesëvjeçaren që s’kreh dot flokët

Kur Taylor McGowan ishte pesëmuajshe, asaj filluan t’i dilnin flokë të verdhë, por aspak të butë si të bebeve. Me kalimin e kohës, flokët e saj të ndritshëm bjonde vazhduan të rriteshin, të dendur dhe të ashpër.

Prindërit e vogëlushes e kuptuan që diçka nuk shkonte dhe mjaftoi një vizitë e vetme tek pediatri për të mësuar se vajza vuante nga sindroma e flokëve që nuk krihen.
 

Në të gjithë botën numërohen rreth 100 raste dhe Albert Einstein ishte njëri prej tyre.Cara dhe Tom, nga Çikago, Illinois, kërkuan ekspertizën e Profesor Regina Betz

Profesor Betz në Universitetin e Bonit në Gjermani, është aktualisht figura kryesore në hulumtimin e kësaj sindrome.

Ekipi i saj në Institutin e Gjenetikës Humane ka deklaruar se gjendja shkaktohet nga një mutacion gjenetik dhe është e trashëgueshme.

Fillimisht prindërit e pesëvjeçares u përpoqën t’i drejtonin flokët vajzës, por më pas ata i lanë të rriteshin natyrshëm . “Kemi provuar të gjitha llojet e produkteve, por më pas menduam se ajo duhet ta dijë që është e bukur siç është ! E përsosur dhe unike. Ne duam që ajo ta pranojë veten dhe të mos përpiqet të ndryshojë për të tjerët” thonë prindërit e pesëvjeçares së ëmbël.

 

Image

 


(Kosova Sot)