Debati mbi emigrantët: BE mblidhet për të gjetur një zgjidhje

  • 24 June 2018 - 10:53
Debati mbi emigrantët: BE mblidhet për të gjetur një zgjidhje

Liderët e Bashkimit Evropian do të provojnë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’u përballur me krizën në rritje të emigrantëve, që është duke u shndërruar në kërcim për gjithë BE-në.

Liderët e 16 shteteve- më shumë se gjysma e 28 anëtarëve sa ka gjithsej BE-ja, do të marrin pjesë në “bisedime joformale” sot në Bruksel.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se takimi mbahet me qëllim që të bisedohet me vendet e prekura nga kjo krizë.

Në qendër të problemit qëndron dilema se kush duhet të mbajë përgjegjësinë për arritjen e emigrantëve-zakonisht vendet mediterane si Italia, Greqia dhe së fundit Spanja- sa gjatë duhet t’u kërkohet atyre që t’i mbajnë emigrantët, dhe çfarë ndihme duhet t’u ofrojë BE-ja këtyre shteteve.

(Kosova Sot)