Zgjedhjet në Turqi: Çfarë po ndodhë ?

  • 24 June 2018 - 12:25
Zgjedhjet në Turqi: Çfarë po ndodhë ?

Sot Turqia voton në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të dërgoj në një tranzicion tek një sistem të ri ekzekutiv presidencial.

Turqia është në zgjedhje ditën e diele. Qytetarët e Turqisë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale për herë të parë në historinë e shtetit.

Më shumë se 56 milionë votues do të kenë mundësinë për të votuar në më shumë se 180.000 kuti të votimit në të gjithë Turqinë.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kërkon që të fitoj zgjedhjet presidenciale në raundin e parë, dhe të marrë shumicën parlamentare për Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Por që të dy nga këto qëllime janë nuk janë të sigurta për të u arritur për shkak të kampanjës energjike të rivalit të tij sekular nga Partia Partia Popullore Republikane, Muharrem Ince.

Këto janë zhvillimet e fundit:

 'Unë dua një qeveri ndryshe'

“Do të doja të zgjohem në një Turqi më të mirë, dhe me një qeveri ndryshe,” thotë Veysel Emre Yersel, një 37 vjeçar, një agjent i shtetit që jeton në Stamboll.

“Shteti është duke shkuar drejt një regjimi autoritar dhe standardet demokratike janë duke rënë. Duhet të ketë diversitet në demokraci, si dhe zërat e të gjithëve të dëgjohen,” ka shtuar Yersel.

“Në gjendjen e tanishme nuk ka diversitet, është vetëm një zë që flet”.

“Nëse Muharrem Ince vjen në pushtet dhe i mbanë vetëm 25% të premtimeve të tij, gjendja në Turqi do të jetë shumë e mirë,  dhe Turqia do të jetë në një gjendje shumë më të mirë se që ka qenë për një kohë të gjatë”.

Veysel Emre Yersel, 37

Unë votoj për stabilitet

“Unë votoj që stabiliteti në shtet të vazhdoj”

“Gjërat do të vazhdojnë të rrjedhin dhe më mirë në qeverinë aktuale. Unë jam i lumtur me politikat e qeverisë aktuale të udhëhequr nga Recep Tayip Erdogan, ka thënë Razam Unal, një kamarier 39 vjeçar,  në Stamboll.

“Standardi im i jetesës është shumë më i lartë tani se sa që ka qenë më përpara. Qeveria ka bërë projektet më të mëdha më historinë e Turqisë, prej spitaleve, aeroporteve dhe universiteteve moderne.

“Çdo gjë do të jetë më mirë nën Partinë e Erdoganit” ka thënë Unal.

Ramazan Unal, 39,

 

Kryeministri i Turqisë Yildrim hedhë votën në Izmir

Kryeministri i Turqisë Binali Yildrim ka hedhur votën në një qendër të provincës perëndimore të Izmirit, një qytet i njohur si bastion i CHP-së.

Kryeministri i Turqisë Binali Yildrim

Partia Demokratike e Popullit – Pro –Kurde 

    Partia Popullore Demokratike Kurde – e njohur si HDP është një prej opozitës kryesore që po konkurrojnë për të marrë një pjesë të votave ditën e diel.

Ndonëse Kurdët janë vetëm 17%i elektoratit. Përformanca e HDP-së mund të ketë ndikim vendimtar në zgjedhjet e ditës së sotshme.


(Kosova Sot)