Qytetarët të pakënaqur me diplomacinë e Kosovës(Foto/Video)

  • 24 June 2018 - 12:30
Qytetarët të pakënaqur me diplomacinë e Kosovës(Foto/Video)

Të anketuarit janë shprehur tërësisht të pakënaqur me punën e diplomacisë së Kosovës në lobimet e tyre për njohje të reja të shtetit tonë.

Image

Kadri Hasani thekson se nuk jemi të kënaqur aspak me punën  e diplomacisë sonë sepse nuk po angazhohen sa duhet për njohje të reja se nuk kanë zotësi ta bëjnë këtë. “Diplomaci më të dobët nuk ka askush në rajon”.

 
Image

Hysen Pevqeli thekson se diplomacia jonë ka punuar shumë pak sepse nuk ka treguar rezultate për njohje të reja. “Nuk ka ekspert për këtë çështje por në këto pozita janë vendosur politikan që nuk treguan rezultate”.


Image

Ilaz Prekadini thekson se është i pakënaqur sepse me njohje të reja jemi në vendnumrin. “Faji kryesor është tek ne ndonëse lobimi serbë është i fortë.D uhet gjetuar dritare për njohje të reja”.


Image

Mumin Murtur shprehet se për fat të keq aspak nuk punuan se profesionalisht janë të dobët dhe kur je i dobët nuk mund ta kryesh punë si duhet. “Kur nuk ka punë nuk ka njohje dhe pa seriozitet në punë nuk ka suksese”.

 

(Kosova Sot)