Qeveria miope injororon "çelësin" e punësimit

  • 24 June 2018 - 07:43
Qeveria miope injororon
Njohës të fushës së ekonomisë dhe deputetë të opozitës kanë vërejtje të mëdha se përse Qeveria e Kosovës po heziton që të forcojë shkollat profesionale, ashtu siç i ka gjithë bota perëndimore, por edhe siç ka filluar edhe Shqipëria që të bëjnë reforma rrënjësore në këtë aspekt, duke parë se po mungojnë njerëzit e kualifikuar. Shih për këtë qëllim, para disa ditësh një hotel është hapur në Durrës dhe të gjithë kuzhinierët ishin turq e asnjë shqiptar. Andaj, nga njohësit e kësaj fushe me të drejtë po shtrohet pyetja se përse Kosova po mbetet prapa në këtë drejtim dhe kushdo që merr Ministrinë e Arsimit synon vetëm që të kapë Agjencinë e Akreditimit, Universitetin dhe shkollat, me qëllim të punësimeve partiake. Nga specialistët edhe po shtrohet pyetja me të drejtë se a mund të zhvillohet ekonomia e Kosovës me këtë nivel të ulët të shkollave profesionale, ku mungojnë njerëzit e kualifikuar dhe profesionistët e fushave të ndryshme për punë të mirëfilltë e të besueshme profesionale. Ndërkaq, deputetë e opozitës kanë bërë vërejtje se përse Qeveria e Kosovës po heziton që të forcojë shkollat profesionale, ngase sipas tyre kudo në botë shkollat profesionale janë bërë bazament i zhvillimit të atyre vendeve.

(Kosova Sot)