"E humbet kontrollin, por unë nuk mund ta fus në burg sepse e kam baba"

  • 24 June 2018 - 14:04

Adoleshenti, i cili nje dite me pare u shpetua nga policia, teksa babai i tij i semure mendore e kishte mbyllur brenda banese, tregon 2 orët e tmerrit të përplasjes me uniformat blu, po9r mohon qe te jete mbajtur peng nga babai i tij. Ai thote se e gjitha lindi pas nje sherri te momentit dhe se nuk deshiron qe babai i tij qe e ka rritur prej moshes 1-vjecare kur nena e braktisi, te perfundoje ne burg.

 Një ditë pas ngjarjes në Berat ku u raportua se babai 43 vjeçar mbante të mbyllur djalin 17 vjeçar dhe e linte pa ushqim Report TV arrin të marrë dëshminë e djalit.
Adoleshenti tregon për  2 orët e tmerrit të përplasjes me policinë, teksa sot i është rikthyer jetës normale. Ai mohon se babai e ka mbajtur peng për tre ditë dhe e ka lënë pa ushqim, por vetëm se me babanë ka pasur sherr në shtëpi dhe për ta trembur ka telefonuar policinë. 

"Nuk është e vërtetë që babai më ka mbajtur të kyçur tre ditë dhe më ka lënë pa ushqim. Unë jetoj me babanë, dje kemi pasur një sherr dhe unë për ta trembur mora në telefon policinë. Kur erdhi policia i ra derës me forcë, por babai u tremb dhe nuk pranoi t’i hapte.  Në këtë moment tensioni unë hipa në çati dhe i kërkoja policisë që të tërhiqej e të mos e shqyente derën pasi babi u tremb dhe humbi kontrollin. Por edhe pse unë kërkova që policia të mos hynte me forcë ata nuk më dëgjuan. Ato çka thuhen në media nuk janë të vërteta, sepse unë me babanë jetoja dhe nuk më ka mbajtur peng.

Kam rreth 16 vjet që jetojë me babanë. Që një vjeç më ka rritur ai, nëna është larguar. Unë e di që babai nxehet shpesh herë dhe humbet kontrollin sepse është i sëmurë, por unë nuk mund ta lë në burg sepse e kam baba".

Deklaron ekskluzvisiht për Report TV 17 vjeçari me iniciale A. D

Ai sot është kthyer sërish në banesën e tij, ndërsa shoqërohet nga të afërmit. Ndërkaq, policia zyrtarisht ka arrestuar Admir Duron dhe e ka vënë nën akuzë për mbajtjen peng të djalit, dhunë në familje dhe kundërshtim me dhunë të efektivëve të Policisë.

Në një njoftim për shtyp, Policia deklaron se Admir Duro, gjatë ndërhyrjes kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për t’ju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie. Gjithashtu për 17 vjeçari është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.


(Kosova Sot)