Preteni:Prokuroria, marionetë e politikës

  • 24 June 2018 - 14:12
Preteni:Prokuroria, marionetë e politikës
Prokuroria, marionetë e politikës Edhe ish-kreu i AKK-së, Hasan Preteni, mendon se veprime "EX OFFICIO" nuk ka nga prokuroria, pasi ajo është e shantazhuar."Se prokuroria është e shantazhuar dhe nën kthetrat e politikës, kjo nuk do koment. I përkëdheluri i politikës është kryeprokuror, pa integritet, i pamoralshëm dhe i akuzuar për falsifikim. Ai është marionetë, e ka vendosur politika dhe ai i shërben politikës. Sot qenka "hidhëruar" politika për një rast dhe haptas po e kritikon "lirimin e rrëmbyesve të një vajze" linçim publik, e kryeprokurori hesht. Po të mos ishte i shantazhuar ai do të fliste, "pushtetet janë të ndara", por nuk guxon t'i kundërvihet se do t'i humbte privilegjet jetësore. Do ta arrestonin ashtu siç vepruan me prokurorin N. M.", u shpreh ai. "Ky nuk është shtet, ky është imitim i shtetit, politika dhe gjyqësori janë një. Na gënjyen në vazhdimësi edhe kinse kemi filluar hetimet për listat e veteranëve, për 'Bechtelin', për Shipitullën dhe shumë e shumë raste tjera, tani për rritje pagash. Politika e ka kapur gjyqësorin dhe të gjithë mekanizmat e pavarur. Prandaj edhe nuk ka raportime në Kuvend, nuk ka prononcime publike, nuk ka politikë të pavarur. Të gjithë janë të kapur", potencoi Preteni. Sipas tij, shteti është në krizë dhe pa gjyqësor të pavarur, pa mekanizma të pavarur nuk ka shtet, nuk ka sundim të ligjit, nuk ka shtet të së drejtës.

(Kosova Sot)