Veseli shkon edhe te një qytet ku ka humbur PDK'ja, flet fjalë të mëdha për rininë

  • 24 June 2018 - 14:40
Veseli shkon edhe te një qytet ku ka humbur PDK'ja, flet fjalë të mëdha për rininë

Kadri Veseli ka vendosur t’i vizitojë qytetet kryesore të Kosovës ku PDK ka humbur pushtetin. Këtë turne po e bën në kuadër të zgjedhjeve partiake për të rinjtë. Të shtunën ishte në Prizren ku PDK ka humbur pushtetin, ndërsa, të dielën ka vizituar Vushtrrinë. Në qytetin që udhëhiqet prej LDK’së, Veseli ka thënë se rinia po shkon në PDK.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha para qindra të rinjve në kuvendin zgjedhor në Vushtrri se liberalizimi i vizave do të ndodhe gjatë këtij viti, por të rinjtë e Kosovës kanë besim dhe do ta ndërtojnë të ardhmen e tyte në shtetin e Kosovës nëpërmjet ideve të thre inovatore.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës beson tek rinia dhe idetë e tyre për ta zhvilluar dhe integruar Kosovën gjatë Dekadës së Re në Bashkimin Evropian.

“Partia Demokratike e Kosovës beson tek rinia dhe energjia që të rinjtë sjellin. PDK gjithmonë ju ka dhënë hapësirën meritore të rinjve në vendimmarrje. Ju sot po filloni një angazhim të ri politik për të ardhmen më të mirë të vendit. Mbi 20 mijë të rinj anekënd Kosovës i janë bashkuar PDK-së për Dekadën e Re dhe kjo është dëshmia më e mirë se partia jonë po fuqizohet dhe reformohet me energji e ide të reja për të ardhmen e shtetit”, tha kryetari Veseli para delegatëve të Rinisë Demokratike në Vushtrri.

Në kë kuvend zgjedhor i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili tha se platforma Dekada e Re është krijuar nga lideri i Partisë Demokratike Kadri Veseli për të rinjtë e vendit, pasi siç tha Ismaili, PDK beson tek rinia dhe i jep asaj hapësirën e merituar në vendimmarrje.


(Kosova Sot)