Sheshi i dëmtuar, Komuna e Prishtinës i ikë përgjegjësisë

  • 24 June 2018 - 15:34
Sheshi i dëmtuar, Komuna e Prishtinës i ikë përgjegjësisë

Sheshi i Prishtinës është vendi ku organizohen shumë aktivitete kulturore, por edhe protesta e fushata elektorale. Gjithashtu koncertet më të mëdha në vendin tonë janë mbajtur në sheshet “Nënë Tereza”, “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova”, dhe Zahir Pajaziti”.

Të shumtë janë qytetarët që shëtisin nëpër këto sheshe, por, kur ato zbrazen nga njerëzit, vërehen shumë prishje. Pllakat e shtruara janë dëmtuar, në disa pjesë nuk ka pllaka fare. Gjithashtu pas reshjeve të shiut, nën pllaka mbushet ujë.

Shumë prej kockave të shtruara rreth pemëve që janë në shesh mungojnë. Shkallët prapa Teatrit janë dëmtuar gjithashtu. pusetat janë të pambuluara me kapakë, dhe si pasojë e kësaj mbi to mblidhen mbeturina dhe ujë.

Sheshi i Prishtinës ishte rregulluar gjatë mandatit të kryetarit nga radhët e LDK’së, Ismet Beqiri. Më pas sheshi ishte zgjeruar edhe në dy pjesë tjera, përveç pjesëve të quajtura “Sheshi Nëna Terezë” dhe “Sheshi Skënderbeu” janë emëruar edhe “Sheshi Zahir Pajaziti” dhe “Sheshi Ibrahim Rugova”.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Komunës së Prishtinës për këto prishje, por të njëjtit nuk kanë treguar gatishmëri për të folur për këtë çështje.

Ja fotografitë që dëshmojnë se sheshi nuk është në gjendjen në të cilën duhet të jetë:

 
 
  •  

(Kosova Sot)