15 vjeçari u rrah nga serbet pas humbjes së Sërbisë në Rusi, sulmuesit ishin të mitur

  • 24 June 2018 - 16:40
15 vjeçari u rrah nga serbet pas humbjes së Sërbisë në Rusi, sulmuesit ishin të mitur

Një i mitur u rrah keq nga serbët në Veri të Mitrovicës, pas ndeshjes Serbi-Zvicër, natën e së premtes. Përderisa kishte kaluar urën e Ibrit për të vazhduar në drejtim të Suhodollit në pritë i kishin dalur diku 10 persona, që përveç sulmit fizik e kishin sharë dhe ofenduar në gjuhën serbe. Zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë konfrimuar për se edhe të dyshuarit janë të mitur.

Mësohet se gjatë përleshjes u përdoren edhe mjete të forta. Viktima po vazhdon trajtimin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Kemi mbledhur shënimet për secilin. Edhe ata janë të mitur. Sidoqoftë, jemi duke i zhvilluar hetimet”, thuhet në përgjigjen e Policisë nga Veriu i Kosovës.

 Këtë ngjarje, i mituri e ka përshkruar si të tmerrshme dukethënë se i kanë lënduar çdo pjesë të trupit e më së shumti hundën.

“Kam qenë duke u kthyer nga pjesa jugore dhe si zakonisht kam kaluar urën e Ibrit dhe kam vazhduar në drejtim të Suhodollit, dhe në momentin që kam arritur tek “Tre rrokaqejt” më kanë dalur përpara nje grup i personave të maskuar. Grupi ka qenë goxha i madh diku rreth 10 persona dhe kanë filluar të më godasin me shkelma, grushte dhe gjësende tjera. Ata vazhdimisht flisnin serbisht dhe më shanin në gjuhën e tyre. Ka qenë një moment i tmerrshëm ajo që kam përjetuar në rrugën për në shtëpinë time. Më kanë lënduar në çdo pjesë të trupit por më së shumti e kam të lënduar hundën”, ka thënë R.H.

 

 

(Kosova Sot)