Mogherini nuk tregon shumë për atë se çfarë bënë Thaçi e Vuçiq në Bruksel

  • 24 June 2018 - 20:56
Mogherini nuk tregon shumë për atë se çfarë bënë Thaçi e Vuçiq në Bruksel

Përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë e Bashkimit Evropian, njëherësh zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka qenë sot në Bruksel nikoqire e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Përfaqësuesja e lartë dhe presidentët e dy vendeve kanë zhvilluar një diskutim intensiv dhe produktiv, në frymën e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve, ka bërë të ditur BE’ja, nëpërmjet një komunikate.

Të dy palët janë pajtuar për intensifikimin e punëve gjatë javëve të ardhshme, përfundon njoftimi nga BE’ja.

Pas takimit, janë deklaruar veçmas edhe Thaçi e Vuçiq.

Thaçi ka thënë se takimi me Vuçiqin ishte shumë i vështirë. Ndërkaq, Vuçiq ka thënë se s'është optimist për marrëveshje me Kosovën.

 

 

(Kosova Sot)