Shpëtohen 100 emigrantë në Detin Mesdhe

  • 24 June 2018 - 22:12
Shpëtohen 100 emigrantë në Detin Mesdhe

Rojet tregtare të Libisë thonë se kanë shpëtuar rreth 100 migrantë nga Afrika, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, në brigjet e saj në Detin Mesdhe.

Zëdhënësi i rojeve bregdetare, Ayoub Gassim tha se anija me të cilin po udhëtonin migrantët u ndal sot në brigjet e qytetit Zliten.

Ai thotë se migrantëve u është dhënë ndihmë mjekësore dhe ata janë dërguar në bazën detare në Tripoli.

Libia është pikë e rëndësishme e transitit në Evropë për migrantët që po ikin nga varfëria dhe lufta civile në vendet afrikane.

Kohëve të fundit, me ndihmën e evropianëve, autoritetet libiane kanë rritur përpjekjet për të frenuar kalimin ilegal të migrantëve për në kontinentin evropian.

 

 

(Kosova Sot)