Gratë arabe tani mund të vozitin, por s’mund të hyjnë në spitale e banka me burra

  • 25 June 2018 - 10:17
Gratë arabe tani mund të vozitin, por s’mund të hyjnë në spitale e banka me burra

Arabia Saudite të dielën i ka dhënë fund ligjit i cili u ndalon vajzave dhe grave të vozitin. Për herë të parë në histori, grave në këtë vend do t’u lejohet të vozitin vetë.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e reformave sociale dhe ekonomike të njohura si Vizioni 2030. Nisur gjatë dy viteve të fundit, reformat janë drejtuar nga Princi 32 vjeçar i Arabisë Saudite , Mohammed Bin Salman.

Deri tani shumë gra të Arabisë Saudite janë detyruar të punësojnë vozitës meshkuj e cila ka ndikuar edhe në gjendjen financiare të tyre. Fundi i këtij ligji që u ndalon grave të vozisin do t’u mundësojë atyre që të bashkohen me fuqinë punëtore, gjë që ka qenë qëllimi i Princit që në fillim.

Gjatë viteve të kaluara Arabia Saudite u ka dhënë grave edhe të drejta të tjera duke përfshirë që gratë të mund të udhëtojnë, të shkollohen dhe të punojnë pa lejen e një kujdestari mashkull.

Mirëpo, pavarësisht këtyre, grave atje ende iu ndalohen shumë gjëra si të mos qëndrojnë në spitalet e njëjta me meshkuj dhe në bankat ku ka meshkuj, po ashtu ato nuk mund të paraqiten në publik pa veshur mbulesën e tyre.

Grupi i të drejtave Amnesty Internatonal të enjten ka thënë se: “Është e tmerrshme që gratë në Arabinë Saudite vazhdojnë akoma të trajtohen si qytetare të klasit të dytë. Nëse Princi Mohammed Bin Salman me të vërtetë beson se është reformator, ai duhet të lirojë aktivistët për të drejtat e grave.

 

(Kosova Sot)