Kamp refugjatësh në Shqipëri, reagon sërish Rama!

  • 25 June 2018 - 11:19
Kamp refugjatësh në Shqipëri, reagon sërish Rama!

Kryeministri Edi Rama reagon sërish sot në lidhje me kampin e refugjatëve.

Ai shkruan se dje samiti i BE-së e hodhi poshtë lajmin që sipas tij është prodhuar nga esadistët e rinj në Shqipëri.

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp’- shkruan Rama.

Por lajmi se vendi ynë do të presë ish- luftëtarë të ISIS që janë larguar nga lufta nuk është “fabrikuar” nga media shqiptare, por nga prestigjiozet ndërkombëtare.

Madje edhe krerë të BE-së janë shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia janë alternativa të mundshme.

(Kosova Sot)