Prindërit e Noura Hussein: 'Jemi duke shpresuar në një mrekulli që vajzën tonë të mos e varin'

  • 25 June 2018 - 11:34
Prindërit e Noura Hussein: 'Jemi duke shpresuar në një mrekulli që vajzën tonë të mos e varin'

Prindërit e adoleshentes sudaneze e cila është dënuar me dënim me vdekje pasi që ajo kishte vrarë burrin e saj të cilin ajo e akuzon se e ka dhunuar atë, kanë mohuar thashethemet se ata e kanë mohuar Nourën si vajzën e tyre.

Në një intervistë me BBC, babai i saj po ashtu ka thënë se ai nuk do të e imagjinonte kurrë që pasi që e detyroj vajzën e tij të martohej me kushëririn e saj, kjo do të kishte pasoja kaq të rënda.

Noura Hussein ka qarë pakontrollueshëm kur e ka parë nënën e saj.

Është hera e parë që ajo është vizituar nga familja e saj, që nga koha kur ajo është burgosur një vit më parë.

Në mes lotëve, 19 vjeçja i kishte thënë nënës së saj se ajo e kishte planifikuar që të vriste vetën pasi ishte dhunuar nga burri i saj.

“Ajo e urrente vetën e saj pas ai e kishte dhunuar” ka thënë nëna e Nourës, Zainab Ahmed.

“Ajo mbante një thikë me vete e gatshme të vriste vetën nëse ai e prekte edhe një herë”.

Por në momentin kur ai kishte tentuar përsëri të e prekte, ajo e goditi me thikë. Ishte vetëmbrojtje, ka thënë nëna e saj.

Kur Noura është dënuar muajin e kaluar, një kampanjë online ka filluar  #DrejtësipërNoura ose #JusticeforNoura, e cila është shpërndarë anë e kënd botës.

Super modelja, Naomi Campbell, dhe aktorja e famshme Emma Watson ishin ndër të famshmit u janë bashkuar aktivistëve për të dënuar dhe kundërshtuar dënimin me vdekje.

Amnesty International i ka thënë mbështetësve të Nourës që të i shkruajnë Ministrit të Drejtësisë së Sudanit, duke e lutur atë që të intervenojë rreth rastit të vajzës 19 vjeçare. Volumi i madh i e-maileve ka bërë që ai të ndryshojë e-mail adresën .

Vetëm kur nëna e saj e ka vizituar atë në burgun e grave, Omburrman Noura, e ka zbuluar se jashtë kishte miliona njerëz që po lobonin për të dhe çështjen e saj.

Nëna e saj ka thënë që edhe pse dukej e shëndetshme, shpirti i saj ishte i dërrmuar.


(Kosova Sot)