Policia arreston 10 ekstremistë të djathtë, përgatisnin sulme kundër radikalizmit islam

  • 25 June 2018 - 11:42
Policia arreston 10 ekstremistë të djathtë, përgatisnin sulme kundër radikalizmit islam

Dhjetë persona të ekstremit të djathtë francez u arrestuan dje në mbrëmje me akuzën për veprime të dhunshme kundër fesë myslymane, sipas burimeve të hetimit.

Të 10 personat janë arrestuar në rajone të ndryshme, mes të cilave edhe nga ishulli i Korsikës.

Dyshohet se shefi i kësaj organizate ishte një punonjës policie në pension dhe pjesëtarët  e këtij grupi ishin të moshës midis 32-69 vjeç. 

Nuk dihen saktë cilat ishin pikësynimet e grupit AFO, por në shikim të parë kishin si objektiv veprime të lidhura me islamin radikal.


(Kosova Sot)