Haziri:Shteti varet prej parasë publike, prej rrogave e deri te tenderët

  • 25 June 2018 - 11:58
Haziri:Shteti varet prej parasë publike, prej rrogave e deri te tenderët
"Nuk duhet që të çuditemi se përse shteti që varet prej parasë publike, prej rrogave e deri te tenderët, në asnjë mënyrë nuk ka kurrfarë perspektive", tha Arsim Haziri për "Kosova Sot" 

Humbja e shpresës Analisti politik Arsim Haziri tha për "Kosova Sot" se nuk ka asnjë dyshim se Kosova është shndërruar në një vend apatik, ku qytetarët nuk reagojnë thuajse për asgjë, sepse jemi shndërruar në një vend apatik, që hesht."Këtë situatë fatkeqësisht e ka krijuar mungesa e llogaridhënies, papërgjegjshmëria totale dhe mosllogaridhënia institucionale. Këto fenomene negative, përfshirë këtu edhe disa të tjera, janë rezultat i politikave të gabuara dhe mendësive përvetësuese", u shpreh ai."Kosovës i nevojitet tjetër trajtim institucional, tjetër logjikë e mënyrë qeverisjeje dhe bashkangjitur me këtë një dozë e caktuar moraliteti dhe kur mund të kemi këtë rrafsh ose elitë mund të jenë të prekshme produktet, ku në to mund të marrin shërbime të gjithë", vijoi më tutje Haziri."Marrë parasysh se sa punohet "në punë të shtetit", pra nëse krahasohet efektiviteti i punës në raport me pagën, del që rrogat në këta sektorë janë më të larta se në BE", vlerësoi ai. 

(Kosova Sot)