Kush e sheh këtë person në rrugë, lajmërohuni menjëherë në këtë numër (Foto)

  • 25 June 2018 - 12:24
Kush e sheh këtë person në rrugë, lajmërohuni menjëherë në këtë numër (Foto)

Muharrem Berisha nga fshati Carravrane i komunës së Malishevës, ka dy ditë që ka dalë nga shtëpia e tij. Familja e Berishës po e kërkojnë ndihëm e qytetarëve rreth gjetjes së tij. Berisha, sipas familjarëve vuan nga një sëmundje e harresës. Sipas familjes, Muharremi ka dal nga shtëpia dje në orën 08:00 të mëngjesit.

Andaj familja e tij po e kërkon ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë që kushdo që e sheh këtë person ta njoftojë familjen në këta numra të telefonit, 045985158 dhe 044 204 635, si dhe policinë.

Ky është njoftimi i plotë i familjes Berisha:

Njoftim! 

Te nderuar miq, 

Personi që po e shihni në këtë fotografi është Muharrem Smajl Berisha nga fshati Carravrane (Gurbardh) Personi në fjalë vuan nga një sëmundje që në popull quhet "harresë e theksuar". Familja e tij ka njoftuar se Muharremi ka dal nga shtëpia dje në orën 08:00 dhe nuk dihet asgjë për fatin dhe gjendjen e tij. Prandaj, luteni që, kushdoqë e takoni, e shihni apo keni ndonjë informacion rreth gjendjes së tij, të kontaktoni në tel. 045985158 dhe 044 204 635.

Image

 

 

 

(Kosova Sot)