Lajçi:Borxhi ka shkuar në ngritje të pagave

  • 25 June 2018 - 12:57
Lajçi:Borxhi ka shkuar në ngritje të pagave

Deputeti opozitar i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi, për gazetën "Kosova Sot", tha se është për keqardhje se si paratë e borxheve të jashtme kanë shkuar në paga dhe asfalt aq më tepër ku dihet se ato duhet të kthehen brenda 5 viteve."Pra, rritja e borxhit shtetëror të Republikës së Kosovës nuk është se ka shkuar në investime që e rrisin ekonominë vendore. Në vend të kësaj, borxhi ka shkuar në ngritje të pagave në sektorin publik dhe në asfalt, duke u shoqëruar me mungesë transparence në këto projekte e me afera korruptive që kanë përcjellë shpenzimin e këtyre parave", potencoi ai. Sipas Lajçit, rritja e borxhit shtetëror, përcjellë me afera korruptive dhe sidomos mungesa e vizionit të qeveritarëve kosovarë, e kanë lënë ekonominë në stagnim, gjë që reflektohet te mungesa e trefishtë: mungesa e fuqisë blerëse, mungesa e prodhimit dhe mungesa e punësimit.


(Kosova Sot)